Kandidati i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.2 dhe nr.4 në Tiranë. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe bashkëpunimin për të sjellë prosperitetin dhe mirëqenien pas 25 Prillit.
“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.”
Qytetarët u shprehën se taksat e larta në një treg me paga kaq të ulëta janë shumë shqetësuese dhe se shpresa e tyre e vetme qëndron tek programi i Aleancës për Ndryshim dhe plani i saj për ringritjen e ekonomisë.
“Ne sot, më shumë sesa të vlerësojmë politikën, do t`ju bëja thirrje që cdo natë, kur diskutoni me njëri-tjetrin, shikoni fëmijët tuaj dhe bëjini një pyetje vetes; A është kjo që keni menduar? A kanë fëmijët tanë shansin për t`u arsimuar dhe edukuar sic duam ne të arsimohen dhe edukohen dhe për të ndërtuar familjen e tyre dhe suksesin e tyre?”
“Le të shkojmë në datën 25 Prill të gjithë të bashkuar, që urrejtjen, përbuzjen, varfërinë, përcarjen, fjalën e keqe, që zotëron sot nga mëngjesi e deri në darkë tek Edi Rama, t`a zëvendësojmë me respektin, dashurinë, mirëkuptimin, dinjitetin dhe punën.”/abcnews.al