Dasma e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajn pushtoi pa dyshim mediat rozë, jo vetëm për kurorëzimin e një çifti të njohur të ekranit dhe botës së muzikës, por edhe surprizat e shumta që e shoqëruan ceremoninë.
Pas këngës surprizë që Xhensila i bëri të dashurit të saj të zemrës, aktorit të humorit, me titullin “Çelësi i zemrës”, edhe Besi e ka surprizuar përmes një këngë që e solli në bashkëpunim me këngëtarin Klajdi Haruni. Në videopklipin e këngës “Skifterja e zemrës”, janë momentet më pikante nga ceremonia e dasmës së çiftit.
Të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni kanë folur për herë të parë për prapaskënat e këtyre këngëve surprizë.
“Në të njëjtën studio, pa ditur gjë, as unë, as Xhensila. Unë bëja këngën “Skifterja e zemrës”, ndërsa Xhensila bënte këngën “Çelsi i zemrës”, është shprehur Bes Kallaku.
Nga ana tjetër, Klajdi Haruni ka treguar: “Kur isha në studio me Xhensilën, më thoshte “mos i thuaj Besit”, ndërsa nga ana tjetër Besi me thoshte “mos i thuaj Xhensilës”.
“Klajdi fliste me Brunon që të mos kishte përplasje oraresh në studio”, ka shtuar më tej Bes Kallaku./abcnews.al