Chelsea humbi 2-5 në “Stamford Bridge” përballë WBA. Disfata e parë e Thomas Tuchel si trajner i “Bluve të Londrës”, të cilët mund t’i dorëzojnë vendin e katërt West Ham ose Tottenham.
Dalja me karton të kuq e Thiago Silva ndikoi negativisht tek ekipi vendas, që u shthur plotësisht pas largimit të mbrojtësit brazilian. Tuchel foli pas ndeshjes për mediat, aty ku tha këto fjalë:
“Sigurisht që ka ndryshim të madh në ndeshje nëse luan 11 kundër 11 dhe 11 kundër 10. Pavarësisht se ishim me një lojtar më pak, nuk duhet të kishim pësuar pesë gola. Të gjithë kemi përgjegjësi për rezultatin e sotëm, duke filluar nga unë i pari.
Nuk ishim në gjendje për t’u përshtatur me situatën që i krijua pasi mbetëm me dhjetë lojtarë, u surprizova. Kishim kaluar në avantazh, po mbroheshim mirë, por më pas kryem gabime të pafalshme dhe u ndëshkuam.
Pashë dy gabime të mëdha nga ekipi, ndërkohë që e humbitnim topin shumë shpejt, ishim dobët edhe në presing. Pas kartonit të kuq, gjithçka u vështirësua shumë. Jam i pakënaqur donim të merrnim tre pikët.
Nuk jemi aq të aftë në leximin e disa momenteve të veçanta të ndeshjes. Duhet të mësojmë diçka nga humbjet që pësojmë, ashtu siç mësojmë nga fitoret. Humbje e rëndë, por le të fokusohemi te sfida e së martës“, deklaroi Tuchel. /abcnews.al

