Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar dhe kuorumi është bërë pasi 82 deputetë kanë marrë pjesë në seancë.
Kandidatët për presidentë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. (Lexo këtu profilet e tyre)
Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë prej 61 votash.
Në Kosovë zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt, dhe më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë./mv.abcnews.al