Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Autoriteti çelësi i fitores, bëmë ndeshjen më të mirë të sezonit

schedule18:09 - 3 Prill, 2021

schedule 18:09 - 3 Prill, 2021

Edi Martini mund të festojë, pasi për herë të parë e sheh Teutën e tij në vendin e parë në klasifikim. Shkodrani, pas ndeshjes së fituar me Laçin, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.  “Kemi bërë ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit. Ekipi ka karakter, mund të fitonim edhe më thellë.

I përgëzoj djemtë, pasi kanë meritë të jashtëzakonshme në këtë fitore. Pjesën e dytë folëm shumë që të luanim poshtë. Djemtë ishin të qetë, pasi bëmë pjesë të parë të mirë. Laçi nuk na rrezikoi asnjë moment. Kemi gjëra për të rregulluar, por jemi të parët”.

“Problemi është ta mbash vendin e parë, tani nis detyra më e vështirë. Situatat bëhen të egra, askund nuk është e lehtë të fitosh. Kemi dy ndeshje jashtë, duhet përqendrim në ndeshjet me Apoloninë dhe Skënderbeun”.

“E kishim parë shumë Laçin, e kishim studiuar. Kishim autoritet në fushë sot, dubluam dhe ishim të gjithë bashkë, ndihmonim njëri-tjetrin dhe fituam. Normalisht Laçi ka ekip të mirë, po t’ua bllokosh pikat e forta bëhet më e lehtë. Autoriteti i skuadrës tonë në fushë ishte çelësi i suksesit. Me Skënderbeun dhe Apoloninë janë shumë të vështirë. Kemi gjithçka në dorë, nëse gabojmë sërish është faji ynë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!