Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vaksinimi nuk duhet të ndërpritet më 25 prill”, Çuçi: PS do fitojë mandatin e 3-të, e di dhe opozita

schedule16:06 - 3 Prill, 2021

schedule 16:06 - 3 Prill, 2021

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe njëherazi kandidati për deputet i PS-së në qarkun Gjirokastër ka deklaruar se nisja e vaksinimit masiv është një arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet.

Teksa ishte në një takim elektoral në fshatin Labovë e Madhe, ai u shpreh se PS do të fitojë mandatin e tretë, madje këtë sipas e tij e di dhe opozita.

Vetëm nisja e procesit të vaksinimit masiv, është arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet dhe qeveria Rama të vazhdojë planin për çlirimin e vendit nga një virus që ka kushtëzuar jetesën e çdo individi prej më shumë se një viti.

Sigurimi i një sasie kaq të madhe dozash, është fryt i një këmbënguljeje të madhe të kryeministrit Rama dhe i një bashkëpunimi të shkëlyer të qeverisë me partnerët e Shqipërisë, që asnjë qeveri tjetër nuk do të mund ta arrinte”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!