Kaso: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të PS, po i fsheh ata pas numrave

schedule16:06 - 3 Prill, 2021

schedule 16:06 - 3 Prill, 2021

Pas rrëzimit të kërkesës së tyre nga KAS, ka reaguar përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso, i cili ëhstë shprehur se është e qartë që kjo është lojë politike.

Kaso në fjalën e tij ka theksuar se Rama po përpiqet që të manipulojë me çështjen e logos.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kryesocialisti ka turp nga emrat kandidatëve ndaj kërkon që ti fshehë ato pas numrave.

Deklarata e Plotë:

Ёshtё shumë e qartë se çfarë ёshtё duke bёrё  Rama.

Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.

Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë.  Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve te tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS te kene kujdes sepse Kryetari i tyre po perpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turperuar nga ta.

Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.

Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra.

Kjo nuk do ta ndihmojë atë.

Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill.

Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ёshtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!