VIDEO/ Më në fund thyhet Chelsea i Tuchel, WBA e turpëron me “manita”

schedule15:27 - 3 Prill, 2021

schedule 15:27 - 3 Prill, 2021

Humbja e parë e Chelsea me Thomas Tuchel në pankinë. “Blutë e Londrës” u turpëruan 2-5 në “Stamford Bridge” nga WBA. Sfida u vendos nga kartoni i kuq i Thiago Silva në minutën e 29-të.

Mbrojtësi brazilian u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij shumë shpejt me dhjetë lojtarë. Christian Pulisic kishte kaluar Chelsea në avantazh dy minuta më parë.

Miqtë shfrytëzuan superioritetin numerik dhe përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë. Matheus Pereira realizoi dy gola për dy minuta në shtesat e fraksionit të parë të takimit.

Golat e brazilianit vështirësuan gjithçka për Chelsea, që pësoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë, ndërsa goli i Mason Mount thjesht sa e bëri disi më pak të hidhur disfatën e thellë.

Humbja e parë për Tuchel pas 14 rezultateve pozitive, ndërsa WBA siguron një trepikësh fantastik për objektivin mbijetesë, edhe pse vijon të renditet në vend të parafundit. /abcnews.al