Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Nuk vijmë nga dy mandate, por 1 dhe një luftë, shpejt do të dalim nga tuneli sfilitës i pandemisë

schedule15:07 - 3 Prill, 2021

schedule 15:07 - 3 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë i shoqëruar nga Gramoz Ruçi, është takuar me kandidatët dhe mbështetës të PS-së në Mallakastër.

Rama në fjalën e tij se ato nuk vijnë nga dy mandate por nga një mandat, pasi sipas tij dy tërmetet e mëdha që i ndodhen pandemia dhe tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Ndër të tjera ai thekson se shumë shpejt me punën e bërë nga ai dhe qeveria vendi do të dalë nga ky tunel sfilitës.

“Është ndeshje e rëndësishme 25 prilli. Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga dy mandate. Vijmë nga një mandat dhe një luftë që nuk ka përfunduar. Kjo luftë do të kishte gjunjëzuar shumëkënd, por jo qeverinë tonë. Një tërmet shkatërrimtar dhe një tjetër tërmet tronditës për të gjithë botën. Jemi në avantazh sepse po kryejmë vaksinim masiv.

Shumë shpejt do të dalim nga ky tunel sfilitës. Mandati i dytë ka qenë i thyer në mes nga kjo luftë në dy fronte. Dhe kur sheh ata që duan të vijnë në krye të vendit flasin sikur këto nuk ekzistojnë, e janë munduar që t’i bëjnë aleatë duke arritur në barbarinë e përhapjes së panikut për vaksinën. Atëherë për çdo njeri të arsyeshëm zgjedhja është e qartë. Ne të çojmë deri në fund këtë luftë dhe ndërkohë të mbarojmë punët që kemi nisur, disa janë vonuar prej kësaj lufte. Në atë nivel ku e meritojnë të gjithë”, ka thënë Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!