Moderatorja e njohur nga Kosova, Festa Qoqaj ka treguar momentet më të vështira po dhe të bukura nga jeta e saj.
E pyetur nga Ester Bylyku, ajo nuk nguroi të tregonte edhe disa të fshehta të parrëfyera më parë.
Moderatorja tregoi se në puntatën e parë të emisionit të saj ka patur të ftuar Robert Berishën dhe nga emocionet zemra po i dilte nga vendi.
“Në puntatën e parë kam pas fatin me pas të ftuar Robert Berishën që është shumë i dashur, por sekreti është se ka qenë zemra duke më dalë nga vendi. Më ka rrahur zemra shumë dhe jam skuqur nga mundimi”, tha Festa, e cila moderon emisionin “Express Rozë” në T7./abcnews.al