Policët e Kukësit marrin vaksinën “Sinovac”: Ndihemi më të sigurt

schedule10:33 - 3 Prill, 2021

schedule 10:33 - 3 Prill, 2021

Në vend ka nisur sot vaksinimi masiv i efektivëve të Policisë së Shtetit. Ky proces ka nisur q prej mëngjesit edhe në qytetin e Kukësit.

Siç mëson abcnews.al janë 165 efektivë të komisariatit Kukës dhe 22 të policisë bashkiake që do të marrin dozën e “Sinovac”.

Deri tani procesi ka vijuar normalisht. Efektivet e policisë bashkiake që u vaksinuan thonë për mikrofonin e ABC se tani jemi më të sigurt.

“Ndihem më o sigurt. Nuk kam asnjë shqetësim deri tani”, thotë një prej eleftikëve.

Në Kukës deri tani janë bërë mbi 2600 vaksina nga kalendari kombëtar i vaksinimit, 500 prej tyre bluza të bardha të Kosovës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!