Një oficer policie ka ndërruar jetë pasi një person përplasi automjetin e tij në një barrikadë sigurie jashtë Kapitolit në SHBA. Incidenti ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale ndërsa makina që përplasi barrierën në Capitol Hill la të plagosur dy policët.
Shoferi doli nga makina me thikë në dorë, por u qëllua nga oficerët në vendngjarje. Si i dyshuari ashtu edhe dy oficerët e policisë u dërguan në spital. Por një nga policët nuk mundi të mbijetonte.
Në një konferencë për mediat, Shefja e Përkohshëm i Policisë së Kapitolit Yogananda Pittman u shpreh: “E pikëlluar ju njoftoj se një nga oficerët tanë u është nënshtruar plagëve. Oficeri tjetër është në gjendje të rëndë.”
Nga informacionet paraprake, nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist. sb/abcnews.al/