Në tetor i kishte shënuar dy gola skuadrës së Lecce, ndërkohë që më pas për gati katër muaj nuk mundi të luante për shkak dëmtimi. Gjithsesi Emanuele Ndoj nuk u dorëzua në asnjë moment.
Edhe pse mesfushor, që në ndeshjen e parë pas rikuperimit shënoi gol dhe sot ka marrë të gjithë skenën në triumfin 4-1 që Brescia regjistroi në shtëpi kundër Pordenone. Tani skuadra e mesfushorit mirditor është vetëm tre pikë larg zonës së “play-off” për t’u ngjitur në Serie A.
Në fitoren e arritur sot Ndoj ishte protagonist, duke shënuar dy gola me goditje nga jashtë zone. Fillimisht e bëri këtë në minutën e nëntë dhe më pas realizoi edhe 30 minuta më pas golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Brescia.
https://streamable.com/ol8yns
Pesë gola në 7 ndeshje, ku vetëm katër prej tyre ka nisur si titullar, janë një mesatare që shumë sulmues do t’ia kishin zili mesfushorit të kombëtares shqiptare, i cili tashmë i ka çuar një mesazh edhe trajnerit Edy Reja. /abcnews.al
https://streamable.com/lshmtu