“Low, riktheje këtë lojtar”, Flick: Mungesa e Lewandowskit sfidë e madhe

schedule17:59 - 2 Prill, 2021

schedule 17:59 - 2 Prill, 2021

Bayern Munchen luan një ndeshje të vështirë dhe tepër të rëndësishme nesër (18:30). Kampionët e Gjermanisë përballen jashtë fushe me Leipzig, ekip me të cilin po luftojnë për titullin kampion. Bavarezët numërojnë 4 pikë më shumë se skuadra e Nagelsmann.

Robert Lewandowski do të jetë mungesa e madhe e Bayernit, por trajneri Hansi Flick e ka gati zgjidhjen për të zëvendësuar yllin polak. “Thomas Muller mund të luajë si numër 9 ose 10, por kemi edhe Gnabry si opsion në qendër të sulmit.

Do të jetë një sfidë e madhe për ne të mos e ndjejmë mungesën e Lewandowskit. Duhet të luajmë si skuadër, duke tentuar të qëndrojmë afër njëri-tjetrit. Nevojitet edhe më shumë frymë skuadre për të përballuar këtë mungesë.

 Ndodhemi në një moment kyç të sezonit, por djemtë e mi dinë si t’i përballojnë këto javë vendimtare. Boateng? Bayerni i mbështet gjithmonë lojtarët. Pavarësisht situatës së vështirë, Boa po luan në nivele të larta dhe ka një përmirësim të vazhdueshëm.

Jerome është kthyer në formën e tij më të mirë, dallohet në ndeshjet e fundit që ka luajtur. Nëse Low vendos ta rikthejë në kombëtare, mendoj se Boa do t’i jepte garanci të mëdha“, përfundoi Flick. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!