Juventusi siguroi me parametra zero shërbimet e Adrien Rabiot në verën e vitit 2019. Mesfushori francez nuk pranoi rinovimin me PSG dhe zbarkoi në Torinon bardhezi si lojtar i lirë.
25-vjeçari nuk ia ka dalë të lërë gjurmën e tij te kampionët e Italisë, duke mos e bërë dot diferencën në mesin e fushës. Juventusi nuk e cilëson të pashitshëm, madje i ka vendosur çmimin.
Mundo Deportivo raporton se “Zonja” kërkon 20 milion euro për ta lënë të lirë. Mamaja e futbollistit, Veronique Rabiot, e cila është njëkohësisht agjentja e tij, ka nisur bisedimet me Barcelonën.
Emri i Rabiot është lidhur edhe në të kaluarën me një transferim në “Camp Nou”. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe ky operacion pritet të mbyllet për shumën e 20 milion eurove. /abcnews.al