Buzëqeshje dhe vetëm buzëqeshje, për të krijuar një ndjesi ndryshe.
Kjo është dhurata që u kanë bërë lezhjanëve nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Besëlidhja” në Ditën Botërore të Buzëqeshjes.
Ata kanë përgatitur shporta me pergamena ku shkruhen mesazhe që nxisin buzëqeshjen.
Të vegjlit i shpërndanë mesazhet e shkruara kalimtarëve nëpër rrugë si edhe zyrtarëve të Bashkisë së Lezhës.
/abcnews.al/