Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bledi Çuçi në Gjirokastër: Kemi bërë miliona investime, duam ta çojmë turizmin në nivele europiane

schedule15:22 - 2 Prill, 2021

schedule 15:22 - 2 Prill, 2021

Ministri i Brendshëm dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi ka vijuar me takimet elektorale në një prej lagjeve të Gjirokastrës.

Gjatë takimit me banorët, Çuçi theksoi se 8 vite më parë Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO, për shkak të braktisjes totale nga qeveria e PD-së dhe LSI-së.

“Nuk kanë bërë asnjë punë për Gjirokastrën. E gjetëm Pazarin në rrënim total. UNESCO kishte sjell shkresën te Ministria e Kulturës për ta nxjerr qytetin nga lista e pasurive të trashëgimisë kulturore. Sot që flasim është një nga qendrat më të bukura në Europë. Kemi bërë investime miliona euro në Gjirokastër sepse duam që ta çojmë turizmin në nivele europiane”, tha Çuçi.

Gjithashtu ai u shpreh se qytetarët duhet të shohin se kush është alternativa më e mirë që iu ofrohet qytetarë  dhe më pas të vendosin. Ndërsa theksoi më tej se në këtë qytet janë bërë miliona investime për ta çuar turizmin drejt niveleve europiane.

 “Të krahasosh atë që ka bërë Edi Rama për Shqipërinë dhe Gjirokastrën me kthimin e Saliut, të Ilir Metës e Monikës apo të Lulit që ka frikë të thotë se ka qenë kryetar bashkie ngaqë s’ka bërë asnjë punë, këtu s’ka nevojë të flas fare unë sepse e kuptoni vetë kush është alternativa përballë, nëse nuk jemi ne në qeverisjen e Shqipërisë”, theksoi Çuçi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!