Një person rreth 65-vjeç ka ndërruar jetë sot ndërsa ishte duke udhëtuar me autobus. Lajmi konfirmohet nga policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë rreth orës 13:00. Dyshohet se viktima ende nuk është identifikuar dhe dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
“Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobus,” konfirmon policia. /abcnews.al