Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të premte ka marrë pjesë në ceremoninë solemne, që organizohet në Shkoder me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së Martirëve të Demokracisë.
Meta nga Shkodra është shprehur se është momenti që shqiptarët të tregojnë që me 25 prill do e kthejnë vendin në shinat e Kushtetutës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se sakrifica e të gjithë atyre që kanë luftuar për lirinë e votës dhe të demokracisë do të marrë tjetër kuptim.
LEXO EDHE: Punëtorë nga Bangladeshi, Meta: Do mjaftonte një fshat i Indisë për të shpopulluar Shqipërinë
Sipas tij vendi është në një gjendje kritike, por me besimin dhe vlerën e votës së gjithsecilit do dalim nga kjo gjendje.
“Ajo ditë e 2 prillit e 1991 ku katër djemtë nga më të mirët e Shkodrës dhe të Shqipërisë, jemi këtu për tu angazhuar dhe për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe të dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Shqipëria ende vuan nga kapja e shtetit, nga partia shtet dhe nga zgjedhjet e lira që ka mbajtur peng integrimin në Be. Ndaj është momenti që me 25 prill ne të nisemi për ta future vendin në shinat e kushtetutës. Unë jam I bindur që Shkodra do të jetë në krye të këtij frymëzimi pasi ka qenë frymëzim në kohët më të errëta të vendi tonë.
Ne sot nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve port ë gjithë atyre që në emer të lirisë së fjalës u martinizuar për demokracinë.
Vendi është në një situatë kritike por ne do ja dalim mbanë”, ka thënë Meta.e.su/abcnews.al