Analisti Mentor Nazarko u shpreh sonte se Presidenti i Turqisë Erdogan e ka shprehur preferencën për fituesin e zgjedhjeve me spitalin që po ndërton në Fier dhe me mbështetjen për vaksinat.
Por cfarë mendon Ilir Meta për këtë? Kreu i shtetit u shpreh se në këto zgjedhje ndikimi i huaj do të jetë zero, pasi sipas tij shqiptarët janë lodhur shumë me ndërhyrjet dhe tifozllëqet e ndërkombëtarëve.
“Unë do të them diçka, kam qenë kryeministër dhe kurrë nuk kam shprehur preferencë për asnjë vend forcë politike në Itali, Greqi, Amerikë apo edhe në Turqi me të cilën kemi një marrëdhënie historike tradicionale. Unë këtë model kam, Edi Rama ka model tjetër, që ndërhyn në Amerikë…vend tjetër.
Unë jam ky model. Në këto zgjedhje ndikimi i huaj do të jetë zero, shqiptarët janë lodhur shumë me ndërhyrjet dhe tifozllëqet e ndërkombëtarëve. Shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë. Tifozllëqet nuk i përjashtojmë dot ne” tha Ilir Meta./ db/ Abcnews.al