Lucas Torreira u transferua në formë huazimi nga Arsenali tek Atletico Madrid tetorin e kaluar. Mesfushori nga Uruguai numëron 22 ndeshje deri tani me kryesuesit e La Liga, teksa ka shënuar një gol në kampionat.
Moment i vështirë për 25-vjeçarin, i cili humbi mamanë e tij për shkak të Covid-19 dy ditë më parë. Torreira aktivizohet prej shtatë vitesh në futbollin evropian, teksa në të ardhmen dëshiron të luajë me Boca Juniors.
“Po përpiqem ta përballoj këtë situatë të vështirë, e di që do më duhet të jetoj me këtë dhimbje të madhe. Mamaja ime ishte vetëm 53 vjeçe dhe humbi jetën për shkak të koronavirusit“, deklaron “luftëtari” latin për ESPN.
Torreira vazhdon edhe më tej, duke shprehur dashurinë e tij për klubin e famshëm argjentinas. “Nuk dua të luaj më në Evropë, dëshiroj të transferohem te Boca. Gjithmonë kam dashur të luaj një ditë me Bocën, ia kam premtuar edhe mamasë“, deklaroi Torreira. /abcnews.al

