Mbyllet takimi Raiola-Haaland-Laporta, në Dortmund reagon drejtori i klubit

schedule16:20 - 1 Prill, 2021

schedule 16:20 - 1 Prill, 2021

Ditën e sotme bëri bujë të madhe zbritja e babait të Erling Haaland dhe agjentit të sulmuesit, Mino Raiola në Barcelonës për të takuar personalisht presidentin katalanas, Joan Laporta.

Siç raportohet takimi ka qenë thjesht njohës dhe ka pasur nota pozitive. Dy përfaqësuesit e lojtarit janë njohur me projektin e ri të Barçës dhe planeve që klubi ka për lojtarin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mundo Deportivo (@mundodeportivo)

Ndërkohë të reja ka edhe nga Borussia Dortmund, ku ka folur vetë drejtori i klubit, Michael Zorc. Ai shprehet: “Dje kam folur me Mino Raiola dhe ja kam bërë të qartë qëndrimin tonë”.

Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shesë sulmuesin këtë verë dhe kjo është ajo që i ka deklaruar Zorc Raiolas, i cili është një person i paparashikueshëm dhe nuk dihet nëse ka ndonjë plan për të vënë Dortmundin me shpatulla pas murit. /abcnews.al