Biznesmeni i dhunuar i çoi sms Ramës para se të bënte kallzim penal

schedule20:47 - 21 Shtator, 2018

schedule 20:47 - 21 Shtator, 2018

Në studion e “Provokacija”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zbuloi se biznesmeni Andrea Zoga i ka dërguar mesazh kryeministrit Edi Rama para se të bënte kallëzimin penal. Sipas tij kjo erdhi si pasojë e mosbesimit të biznesmenit për shkak të pushimit të çështjes së një konflikti të mëparshëm të tij nga prokurori i çështjes.

“Në rastin konkret biznesmeni për të cilin flisni i ka bërë sms kryeminsitrit të vendit, kryeministri ma kaloi mua mesazhin dhe një këshilltar i imi i shkoi në spital dhe policia shkoi të merrte kallëzimin se nuk kishte bërë kallëzim dhe pse kishin kaluar 24 orë. Policia shkoi para se të jepte intervistë në media dhe për të çelur dosjen hetimore. Këshilltari im po e ndjek çështjen.

Personi kishte pas një konflikt të mëparshëm dhe prokurori e kishte pushuar çështjen dhe ai joshpresë plotë në mungesë të besimit, iu drejtua kryeministrit, normalisht duhej t’i drejtohej policisë dhe ne po hetojmë për atë çështje, policia”– deklaroi Xhafaj.

I pyetur nga Mustafa Nano nëse mund të gjenden lehtësisht autorët Xhafaj u shpreh se: “Jemi në proces hetimi, është e vështirë, por nuk është e pamundur për të gjetur autorët”.

Rastin e dhunimit të biznesmenit Zoga, ministri i Brendshëm e konsideroi një ngjarje të rëndë, që përbën shqetësim për çdo qytetar. /abcnews.al