Iu dogj “Range-i” luksoz, Franceska Jace zbulon me kë po i kalon pushimet

schedule07:29 - 1 Prill, 2021

schedule 07:29 - 1 Prill, 2021

Tre ditë më parë, makina tip “Range Rover” e Franceska Jaçes u përfshi nga flakët. Dyshohej se zjarri ishte vënë qëllimisht por modelja ka reaguar duke i hedhur poshtë këto spekulime. Ajo e ka konsideruar këtë si një sulm ndaj imazhit të saj, ndërsa thekson se makina ka pësuar një defekt teknik.

“Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematik. Se kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat kur ne e shohim që ngjarje të tilla sa vijnë dhe janë më të rralla në Shqipëri.

Por janë pseudogazetarët që përdorin profesionin e tyre për të vjellë vrer në imazhin tim dhe çdokujt për disa klikime janë të shumtë.”, shkruan ajo ndër të tjera. Krahas këtyre lajmeve, modelja vijon të shijojë pushimet në Brazil, ku dhe ka zbuluar dhe personin që e shoqëron. /abcnews.al