Luis Enrique nuk i kursen fjalët e mira për Kosovën, por eviton të flasë për gjëra jashtë futbollit. Trajneri i Spanjës foli pas triumfit 3-1 kundër Kosovës për Supersport Kosova.
“Nuk isha i mërzitur te goli i Kosovës, por ishte rezultati 2-1, moment i vështirë i ndeshjes. Në fund e merituam fitoren. Më pëlqeu mënyra se si luajti Kosova, u mbrojt mirë dhe zhvilluat një futboll agresiv.
Si e komentoni trajtimin që i bëri media spanjolle sfidës ndaj Kosovës? Nuk dua të flas për politikë dhe gjëra të tjera.
Ne ju respektojmë shumë, e respektojmë edhe ekipin e Kosovës. Jam njeri i futbollit dhe nuk dua të flas për gjëra të tjera“, deklaroi Luis Enrique. /abcnews.al