Dueli i kombëtareve U21 mes Kroacisë dhe Anglisë përfundoi 1-2, por në çerekfinalet e Euro U21 kaluan kroatët, falë golavarazhit më të mirë.
“Tre Luanët” po udhëhiqnin 0-2, rezultat që sillte kualifikimin, por Kroacia gjeti golin me anë të Domagoj Bradaric në minutat shtesë.
Mbrojtësi i Lille realizoi një gol kualifikimi dhe kombëtarja ballkanike do të përballet me Spanjën për një biletë në gjysmëfinale.
https://streamable.com/xj39y3
Fundi i ndeshjes solli tension dhe përplasje. Kroatët nuk u përmbajtën në festën e tyre dhe pretendohet nuk i kanë kursyer ofendimet raciste ndaj Rhian Brewster, sulmuesit të Sheffield United.
Një gjë e tillë zemëroi Curtis Jones, talentin e Liverpool, njëkohësisht autori i golit të dytë të Anglisë U21. 20-vjeçari u përplas me disa nga lojtarët kroatë dhe u largua me karton të kuq nga arbitri. /abcnews.al