Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër ku dy persona kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish në një argjendari.
Abcnews.al mëson se grabitësit kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre është futur në argjendari dhe nën kërcënimin e një kallashnikovi ka arritur të marrë një sasi të madhe bizhuterishë. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij nuk ka hyrë brenda por ka pritur jashtë në makinë.
Lexo edhe: Grabitet një argjendari në Gjirokastër
Të dy këta persona kanë qenë të pajisur me maska anticovid dhe me syze. Ndërkohë mësohet se makina e tyre ka qenë tip “golf” ngjyrë e bardhë.
Argjendaria ka qenë e pajisur me kamera sigurie dhe policia pritet t’i sekuestrojë për të hedhur më shumë dritë mbi kapjen e autorëve. E.L/abcnews.al/