Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo, është shpirt i lirë në fushë me lëvizjet dhe driblimet e tij, por edhe jashtë saj. Si një brazilian tipik, mbrojtësi nuk heziton të thyejë rregullat dhe këtë e ka bërë aq shumë herë sa i është dashur të paguajë më shumë se 1 milionë euro gjoba, që kur ka ardhur te Real Madrid në vitin 2007.
Fundjavën e kaluar, braziliani i Real Madrid theu rregullat e izolimit, të vendosura nga shteti spanjoll dhe la Madridin e fluturoi drejt Valencias në një nga plazhet më të bukura atje. Jo vetëm kaq, por ai u gjobit edhe për publikimin e një fotoje pa maske në një vend publik. 600 euro ishte gjoba, asgjë për Marcelon, por nuk ishte as e para, as e fundit.
Mbrojtësit të majtë pak vite më parë i duhej të paguante rreth 800 mijë euro për shkelje të ligjit për taksat, me qëllim shmangien e tyre. Në vitet 2011 dhe 2012 ai është gjobitur 150 mijë euro për dy shkelje në lidhje disa deklarata paragjykuese të bëra nga vetë ai.
View this post on Instagram
Ndërkohë në vitin 2013 ai pagoi 6 mijë euro për shkelje rrugore dhe në vitin 2012 gjithashtu ai pagoi plot 157 mijë euro për shkak se u kap nga policia duke ngarë makinën e tij pa patentë. /abcnews.al