Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Temperaturat e larta, shumë pushues kanë zbarkuar në plazhet e Vlorës

schedule13:29 - 21 Shtator, 2018

schedule 13:29 - 21 Shtator, 2018

Temperaturat e larta po e mbajnë bregdetin të mbërthyer nga pushuesit e fundjavës, por edhe nga ata me kohëzgjatje. Në Vlorë fundjava pritet të ketë fluks plazhistësh.

Duket se vera do të vazhdojë gjatë në bregdet. Plazhet e Vlorës kanë frekuentues, jo vetëm në fundjavë. Temperaturat e larta kanë bërë qe ato te mos braktisen. Dhe mesa shikohet nga pamjet do të duhet kohë që kjo hapësire të jetë bosh.

Ndryshe nga piku i sezonit, pushuesit e shtatorit duket se nuk kanë ankesa. U mjafton që të nxehtin e këtyre ditëve ta kalojnë në plazh dhe kjo është një kohë e bukur për ta.

“Ka pushues dhe do ketë. Koha është shumë e bukur, deti është fantastik”.

Pas Durrësit, Vlora është nga destinacionet që vazhdon të presë flukse pushuesish për fundjavë.

Operatorët turistikë ndërkohë kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm, por megjithatë ata ende kanë punë me sezonin e tanishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!