Sonte në mbrëmje pritet të jetë një puntatë shumë speciale në programin “E ardhmja është vajzë” në ABC me Ermira Çaushollin. Përballë njëra tjetrës do jenë dy zonja të rënda të politikës siç i ka quajtur edhe moderatorja. Jozefina Topalli dhe Mimi Kodheli janë të ftuarat speciale të kësaj mbrëmjeje e cila do të vijë shumë ndryshe nga sa keni parë deri më tani.
Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 25 prillit dhe dy nga gratë e forta të politikës do të sjellin një tjetër aspekt të jetës së tyre jashtë saj. Një puntatë plot emocione, mesazhe të forta, shembuj grash të suksesshme jo vetëm në karrierë, ju pret sonte në ABC. Mos e humbisni! Në orën 21:00 si çdo të mërkurë, “E ardhmja është vajzë”. /abcnews.al