Një episod, që kishim disa vite pa e parë për shkak të teknologjisë është regjistruar në Beograd në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për eliminatoret e Kupës së Botës së vitit të ardhshëm.
Në minutat e fundit të ndeshjes Cristiano Ronaldo mundi të kalojë topin pas vijës fatale të portës, me Mitrovic, që e ndali disa centimetra pasi kishte hyrë, por gjyqtari mendoi ndryshe.
Në Marakana, stadiumi i Crvena Zvezdës nuk ka “Goal Line Technologhy” dhe gjyqtari anësor nuk akordoi gol për Portugalinë. Kjo shkaktoi irritimin e madh të Ronaldos.
Portugezi protestoi fort te gjyqtari, por ky i fundit qëndroi i palëkundur, duke shtuar tensionin te Ronaldo. Ky i fundit, edhe pse ndeshje nuk kishte përfunduar zyrtarisht, la fushën dhe hodhi shiritin në tokë.
Po, te shiriti do ndalemi sepse ai ka mbetur në Marakana. Serbët e kanë marrë nga atje dhe e kanë nxjerrë në ankand. Oferta më e lartë deri më tani është rreth 125 euro, teksa pritet të rritet ndjeshëm. /abcnews.al