Dy persona kërcënojnë rojen dhe vjedhin paratë nga firma e ujit në Lushnjë

schedule07:32 - 31 Mars, 2021

schedule 07:32 - 31 Mars, 2021

Një firmë uji në Lushnje është bërë pre e një vjedhje.

Policia bën me dije se gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në fshatin Zhamë Sektor, në Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve.

“Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifiliar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!