SHBA dhe 13 shtete për hetimin e OBSH mbi origjinën e Covid-19: I vonuar dhe i paplotë

schedule22:37 - 30 Mars, 2021

schedule 22:37 - 30 Mars, 2021

Shtetet e Bashkuara dhe 13 vende të tjera kanë shprehur të martën shqetësimin se raporti i publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi origjinën e koronavirusit që shkakton COVID-19 ishte i vonuar dhe nuk kishte qasje në të dhëna të plota.

Deklarata e këtyre shteteve pason pohimin e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus se të dhënat nuk u ishin dhënë hetuesve që udhëtuan në Kinë për të hulumtuar origjinën e pandemisë.

“Është po aq thelbësore që të shprehim shqetësimet tona të përbashkëta që studimi i ekspertëve ndërkombëtarë mbi origjinën e virusit SARS-CoV-2 u vonua ndjeshëm dhe nuk kishte qasje në të dhëna të plota, origjinale dhe mostra,” thuhet në deklaratën e përbashkët e lëshuar në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deklarata u nënshkrua nga qeveritë e Australisë, Kanadasë, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Izraelit, Japonisë, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë, Republikës së Koresë, Sllovenisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Një nga hetuesit e ekipit ka thënë tashmë se Kina refuzoi të sigurojë të dhëna të para për grupin e drejtuar nga OBSH duke komplikuar përpjekjet për të kuptuar se si filloi pandemia globale.

Deklarata e përbashkët e vendeve mbështeste studimet e mëtejshme të kafshëve për të gjetur mënyrën se si virusi kaloi tek njerëzit dhe bëri thirrje për një angazhim të ri nga OBSH dhe vendet anëtare për të pastur mundësinë e transparencës.

“Është thelbësore që ekspertët e pavarur të kenë akses të plotë në të gjitha të dhënat përkatëse njerëzore, shtazore dhe mjedisore, hulumtimet dhe personelin e përfshirë në fazat e hershme të shpërthimit, të rëndësishme për të përcaktuar se si u shfaq kjo pandemi”, thuhet në deklaratë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!