Erling Haaland është objektivi kryesor për sulmin, por për Barcelonën nuk do të jetë aspak e lehtë për të transferuar sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund.
RAC1 raporton se katalanasit i janë rikthyer sërish një piste të vjetër, asaj të argjentinasit Lautaro Martinez të Interit. Zikaltrit kanë nevojë për para, gjë e ditur tashmë.
Gjithsesi Barcelona nuk është se po shkëlqen në aspektin financiar, madje ka pasur shumë vështirësi. Për Lautaro Martinez duhen paguar 111 milion euro.
Kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për disa javë në korrik, ndryshe më pas do të duhet që çdo klub të bindë Interin dhe të japë shifrën e vendosur nga zikaltërit për transferimin e Martinez. /abcnews.al