Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Makina përplas motorin në Tiranë, i riu i gjakosur në trotuar

schedule17:35 - 30 Mars, 2021

schedule 17:35 - 30 Mars, 2021

Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti pranë zonës së Brrylit në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:15 në rrugën “Bardhyl”.

Sipas policisë një makinë, drejtuesi i së cilës është identifikuar me inicialet P.L. ka përplasur një motor që drejtohej nga një 27-vjeçar.



Abcnews.al ka siguruar pamjet, teksa i plagosuri, një i ri është i shtrirë në tokë në trotuar, ndërsa fytyra i është mbuluar nga gjaku si pasojë e përplasjes.

Trafiku është bllokuar për disa minuta, ndërsa qytetarët kanë lajmëruar ambulancën për ta transportuar të plagosurin në spital./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!