Vaksina për koronavirusin e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca tashmë mban emrin Vaxzevria. Lajmin e bëri të ditur agjencia suedeze e mjekësisë Läkemedelsverket bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).
Vaksina në vetvete mbetet e pandryshuar, por agjencia suedeze e konsideron të rëndësishëm emrin e ri, pasi shoqërohet me gjëra të tjera, siç janë etiketimet dhe paketimet e reja. Ndër efektet anësore, tashmë shtohen shtohen edhe rastet shumë të rralla të trombozës.
Ndryshimi i emrit në Vaxzevria u miratua nga EMA në 25 Mars, pas një aplikimi të bërë nga kompania. Vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike britanike-suedeze ka qenë temë diskutimi që kur mori dritën jeshile nga EMA në fund të janarit.
Fill pas miratimit të saj, vende të ndryshme në Evropë vendosën të mos e përdorin për të moshuarit, ndërsa prisnin më shumë të dhëna.
Më vonë, në fillim të marsit, disa vende evropiane pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të disa rasteve të mpiksjes së gjakut dhe numërimit të ulët të trombociteve.
Proceset e vaksinimit rinisën pasi EMA doli me deklaratën që vaksina është efektive dhe e sigurt. sb/abcnews.al/