Vala e tretë, Italia vendos karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga Bashkimi Evropian

schedule15:57 - 30 Mars, 2021

schedule 15:57 - 30 Mars, 2021

Qeveria italiane ka vendosur një karantinë të detyrueshme pesëditore për udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Masat vijnë në një kohë kur blloku po përballet me një valë të tretë të koronavirusit ndërsa numri i të infektuarve rritet në një numër vendesh.

Më parë, vetëm personat që vinin nga jashtë bllokut e kishin si detyrim që të vetëizoloheshin.

Vendimi i marrë ditën e sotme vjen në një kohë kur rregullat e vendosura kryesisht në Evropë kërkojnë që udhëtarët të paraqesin teste negativ koronavirusi për të kaluar. I njëjti rregull është në fuqi edhe në Gjermani.

Vendi është në një karantinë të pjesshme ndërsa rastet me Covid-19 vijon të rriten. Ndërkohë, në Britaninë e Madhe është ende e paligjshme që të udhëtosh jashtë shtetit, veç rasteve kur arsyet janë për punë apo kujdes mjekësor. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!