Rusia rrezikohet nga një valë e tretë e Covid, sipas ekspertëve.
Presidenti Vladimir Putin tha javën e kaluar se priste që Rusia të arrinte imunitetin e tufës dhe të hiqte kufizimet deri në fund të verës, raporton Reuters. Disa rajone tashmë kanë filluar të lehtësojnë disa kufizime.
“Për fat të keq, shkalla e incidencës dhe përhapja e sëmundjes tregon se vendi mund të rrezikohet nga një valë e tretë, tha zv / ministrja e shëndetësisë Tatiana Semyonova.
Putini tha javën e kaluar se 4.3 milion ishin vaksinuar kundër Covid.
Të martën, Rusia raportoi 8,277 raste të reja , përfshirë 1,291 në Moskë. Vendi raportoi gjithashtu 409 viktima, duke çuar numrin zyrtar të viktimave në 98,442./abcnews.al



