Artan Hoxha tregon si u “mbërthye” Ardian Çapja nga forcat RENEA, i arrestuari i sotëm roje

schedule13:56 - 30 Mars, 2021

schedule 13:56 - 30 Mars, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga aksioni i forcave RENEA për arrestimin e Ardjan Çapjas dy netë më parë. Ai tha në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se në aksion nuk është përfshirë policia lokale për të shmangur dekonspirimin e operacionit. Hoxha u shpreh se në banesë ka qenë dy roje, një prej të cilëve është Ardi Çekani, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.

“Parmbrëmë gjatë orëve të mesnatës, efektivat e forcave të posaçme operacionale dhe reparti RENEA me qëllim që të mos përfshihet policia lokale, kanë shkuar në banesën e tij ku i janë bërë shumë atentate dhe ai i ka mbijetuar. Është bërë rrethimi i banesës. Ka pasur informacion për vendndodhjen e tij atje. Ndryshimi i orës e ka avantazhuar policinë dhe në atë moment është bërë ndërhyrja në banesë. Kanë qenë dy roje të banesës. 

Një prej tyre doli i dënuar. Gjatë hyrjes në banesës është bërë kontroll i imtësishëm. Aty është gjetur një automatik kallashnikov. Aty janë gjetur disa uniforma policie, radio marrëse dhe dhënëse. Informoheshin për lëvizjet e dyshimta. Gjatë ndërhyrjes nuk janë gjetur shumë elementë. Gjatë kontrollit ka filmime. Ardian Çapja sipas hetimeve është truri, ndërsa nipi është personi i armatosur që kryen veprimet”, deklaroi Artan Hoxha.

Hoxha u shpreh se me finalizimin e këtij operacioni, autoritetet kanë mundësi të zbërthejnë një seri vrasjesh në qytetin e Elbasanit dhe jashtë vendit.

“Institucionet tona kanë mundësinë të zbërthejnë një seri vrasjesh në qytetin e Elbasanit dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Kemi të bëjmë me organizata kriminale pionere në Shqipëri. Aftësia e tyre ka qenë se kanë qenë grup shumë i ashpër që janë përballur me policinë e shtetit.

Kanë vrarë oficerë të Policisë së Shtetit.  Ky grup ishte i paprekshëm për shkak të fuqisë që kishin një zonë. Çapjat janë grup fisnor, Janë një familje e madhe. Janë një fis i madh që kanë mbështetur njëri tjetrin dhe kanë çarë përpara. U bënë pikë referimi në qytetin e Elbasanit”, u shpreh Artan Hoxha./mv.abcnews.al