Emma Roberts dhe i dashuri i saj, Garreyt Hedlund janë fotografuar për herë të parë me fëmijën e tyre, tre muaj pasi u bënë prindër për herë të parë. Çifti mirëpriti djalin, Rhodes në fund të dhjetorit. Dyshja u fotografua të dielën ndërsa shijuan një shëtitje me të voglin e tyre rreth lagjes së tyre në Hollywood.
Roberts është shprehur dhe më parë se ndihet e lumtur për faktin se është bërë me një djalë. “Jam përpjekur të mos blej shumë gjëra edhe pse më pëlqen të bëj pazar. E vetmja gjë që mund të them është falë zotit që nuk kam një vajzë sepse thjesht do isha çmendur me aq shumë veshje“, tha ajo kur ishte në pritje të ëmbël.
Aktorja 30-vjeçare dhe Hedlund janë së bashku që nga Marsi i viti 2019 dhe Roberts e konfirmoi shtatzaninë e saj gushtin e kaluar. /abcnews.al