Situata pandemike në Brazil, riorganizohet qeveria, zëvendësohen 6 ministra

schedule07:51 - 30 Mars, 2021

schedule 07:51 - 30 Mars, 2021

Brazili është një ndër vendet që po përjeton valën e dytë të përhapjes së koronavirusit. Së fundmi për shkak të menaxhimit të situatës së Covid, presidenti Jair Bolsonaro ka zëvendësuar gjashtë ministra të kabinetit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është riorganizimi më i madh që kur ai erdhi në pushtet dy vjet më parë.

Pjesë e riorganizimit janë dy ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, të cilët janë zëvendësuar me emra të rinj. Shkak për këtë vendim është bërë rënia e popullaritetit të ministrave në popullsi, si shkak kryesor menaxhimi i pandemisë.

Ndërkohë në Brazil, sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit .Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani më shumë se 300,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil nga dhe më shumë se 12 milion janë konfirmuar të infektuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!