Eksperti për Politikat Shëndetësore pranë PD, Gazmend Koduzi, i ftuar në emisionin “Log.” në ABC, ka debatuar me ish ministrin e Shëndetësisë, Gjergji Koja. Ky i fundit ka hedhur akuza ndaj Partisë Demokratike duke thënë se askush nga radhët e tyre nuk ka dalë për të bërë apel qytetarëve për t’u vaksinuar.
Ndërkohë Koduzi i është përgjigjur se po bëhen eksperimente me vaksinën kineze.
Koja: Çfarë dini që të mos bëhet kjo vaksinë? Dini raste fataliteti? Sikur 50% të jetë efektiviteti shpëton jetë njerëzish. Në fazën e tretë ishte efikasiteti 91.3% në Turqi, kinezja.
Koduzi: Nuk është muhabeti gjyshi pi duhan me llullë.
Koja: Muhabetin e gjyshërve e bën ti. I bie kriteri nga e para se ne i mbyllëm këto.
Koduzi: Qenkeni të çuditshëm ju.
Koja: Po është 71% efektiviteti. Do i rikthehemi nga e para prapë se nuk po e kuptoj këtë gjë tani?
Koduzi: Këto % që thoni ju kolegë janë të dhëna. I keni parë në gazetë dhe jo në publikime.
Koja: Po shkoni godisni Hungarinë që po i përdor vaksinat kineze. Goditni Serbinë. Të gjithë këto po i përdorin. Jeni kujtuar vonë të bëni politikë me këtë. Çfarë t’ju bëjë unë që ju ju ra damllaja.
Koduzi: Lëri propagandën tani.
Koja: Vaksinimi do vazhdojë. Deri kur të vaksinohen gjysmë milioni shqiptarë.
Koduzi: Për arsye të 25 prillit.
Koja : Po lerë 25 Prillin.
Koduzi: Për atë po e bëni Gjergji.
Koja: E dikton pandemia vaksinimin.
Koduzi: Nuk po i blen PS-ja me lekët e veta vaksinat.
Koja: E keni bastarduar edhe batutat që bëni.
Koduzi: Ju bëni eksperimentet me vaksinën kineze.
Koja: Jeni nxirë të gjithë. Nuk kam parë asnjë nga ju që të dal të thotë të bëni vaksinën.
Koduzi: Thuaje se po bëni ekspertimet. Mos i mashtro.
Koja: T’ju vij turp. Nuk ka eksperiment këtu.
Koduzi: Fazën e tretë thuaj që është eksperiment.
Koja: Kjo është antikombëtare. E.L/abcnews.al/