Në 24 orët e fundit Turqia ka regjistruar 32,400 raste të reja me koronavirus, ndërsa 154 pacientë kanë humbur jetën.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi shtrëngim të masave për të parandaluar përhapjen e Covid.
Fundjava do të izolohet plotësisht gjatë muajit të Ramazanit.
“Gjatë muajit të Ramazanit të gjithë bashkë do të bëjmë pak sakrificë. Në këtë muaj të shenjtë do të jetë e ndaluar lëvizja gjatë gjithë fundjavës. Gjatë ditëve të punës qarkullimi ndalohet nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Lokalet do të funksionojnë vetëm me shërbimin delivery. Janë të ndaluara grumbullimet për iftar dhe syfyr. Nga masat e reja preken edhe xhamitë të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Muaji i agjërimit këtë vit nis në 13p prill dhe përfundon në 13 Maj kur do të festohet Fiter Bajrami”, tha Erdogan.
/abcnews.al/