Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas kronikës së transmetuar në ABC News, hiqen 22 makinat e përplasura

schedule16:45 - 20 Shtator, 2018

schedule 16:45 - 20 Shtator, 2018

Pamja e frikshme me automjeteve të përplasura që ishin stacionuar prej mujsh pranë komisaritatit të Policisë Rrugore nuk do t’ju shfaqet më banorëve të ish-Kinostudios.

Prej muajsh këto makina të përplasura ishin në këtë gjendje. Por situata ka ndryshuar brenda një jave, pas trasmetimit të kronikës problematike në ABC News.

Qytetarët e shumtë të zonës së ish- Kinostudios, theksojnë se ky veprim duhet të ishte bërë më herët nga instancat shtetërore.

Shumica e automjeteve të përplasura mbaheshin me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi makinat ishin përfshirë në aksidente me vdekje dhe me plagosje të rëndë.

Ende nuk është përcaktuar një vend përfundimtar se ku do të qendrojnë mjetet e përfshira në aksident, ndërsa si zgjidhje emergjente është menduar parkimi pas, Gardës së Republikës.

Ambientet e Policisë Prugore në kryeqytet frekuentohen nga një numër i lartë qytetarësh, të cilët tani më nuk do të përballen me pamjen e frikshme që shfaqej nga automjetet e përplasura ngjitur me godinën kryesore.

Gazetar i ABC News: Andi Qosja

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!