“Turp, lojëra politike dhe korrupsion”, futbollisti italian i Dinamos nuk përmbahet

schedule18:59 - 29 Mars, 2021

schedule 18:59 - 29 Mars, 2021

Dinamo u mposht nga Korabi ditën e sotme me rezultatin minimal 1-0 në Peshkopi dhe tani ka zbritur në vendin e tretë në grupin A të Kategorisë së Parë.

Blutë e kryeqytetit  kanë dy pikë më pak se Burreli kryesues dhe gara për një vend në Superiore është e hapur. Pas humbjes ka akuza të forta nga Damiano Pontrelli, sulmuesi italian i Dinamos.

Ai thekson përmes një postimi në “Instagram” se nuk i pëlqen ajo që ndodh në futbollin shqiptar dhe tregohet i papërmbajtshëm, duke folur edhe për korrupsion e lojëra politike.

“Rroftë sporti, rroftë gara e pastër sportive, ku kush e meriton fiton dhe kush humbet ushqehet me vetëdijen se duhet të japë gjithnjë e më shumë…

Megjithatë, kjo që shoh është një botë që nuk më pëlqen. Lojëra politike dhe korrupsion i pastër. Turp për gjithë ata që janë pjesë e një sporti të tillë”, shkruan Pontrelli. /abcnews.alDina

 

Postimi i sulmuesit te Dinamos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!