Kryeministri kosovar Albin Kurti ka marrë sot dozën e parë të vaksinës për koronavirusin të prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.
Mediat raportojnë se pasi marrjes së dozës, Kurti është shprehur se ai zgjodhi të vaksinohet për të inkurajuar qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të heqin dilemat në lidhje me efektet e saj anësore.
Kurti u shpreh për mediat: “Nuk jam këtu që të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari, por që të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen, meqenëse mbrëmë ka ardhur kontigjenti, do të kemi edhe vaksina të tjera, dhe me shembullin tim dua t’i inkurajo që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e kësaj ndërmarrje, zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë.”
“Fillojmë më personelin shëndetësor dhe të moshuarit”, shtoi ai.
Kosova ka marrë së fundmi 24.000 doza të vaksinës së AstraZeneca përmes mekanizimit COVAX. sb/abcnews.al/