Një 45 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur në fshatin Tresh të Lezhës.Ngjarja ndodhi rreth orës 14: 00 brenda banesës ku jetonte sëbashku me të vëllain. Bardhe Perndoj ka pësuar djegie të shkallës së rëndë dhe u transportua menjëherë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ajo dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi edhe më herët ka tentuar të vetëhelmohet pas vdekjes së prindërve të saj. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, 45 vjeçarja Bardhe Perndoj ka qenë e vetme në banesë./ABC NEWS