“Tenton që me anë të këtij anetemimi të figurave të opozitë të mund të konsolidojë edhe njëherë kampin e tij”. Kështu ka deklaruar kandidatja për deputete në listat e opozitës së bashkuar, Mesila Doda teksa ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama me personazhet e opozitës, në fjalimet e tij elektorale.
E ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, Doda tha se Rama nuk ka një bilanc të tij pas tetë vitesh, por ka zgjedhur këtë mënyrë për të afruar të zhgënjyerit e tij në PS.
“Në kampin e opozitës nuk ishte menduar se do të kishte aq shumë njerëz. Ishte menduar se do të qëndronin në makina dhe në fund u pa se kjo u shndërrua në një festë të madhe.
Është një histori që do të sjellë zhvillime pozitive dhe rezultati do të jetë më i thellë seç e presim. Opozita nuk ka shtruar premtime elektorale, por ka një plan konkret.
Një kryeministër që pas tetë vitesh nuk vjen me një bilanc personal, por duke atakuar opozitën që të mbajë të mbërthyer njerëzit e PS që sot janë më të zhgënjyer se kurrë. Tenton që me anë të këtij anetemimi të figurave të opozitë të mund të konsolidojë edhe njëherë kampin e tij. Çmenduritë që lëshon nga goja nuk i shkojnë një kryeministri. Gjëja e vetme që dua të them është zoti i ruajt mend e kokës se për kryeministër nuk ka as shëndet mendor dhe paraqitje normale për të ruajtur dinjitetin,” tha ajo.
Doda ka paralajmëruar se opozita nuk do të lejojë prekjen e votës. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e lirë te kutia e votimit.
“Opozita ka në dorë që të tregohet e vendosur, por të harrojë njeri që ne do të lejojmë që të preket vota. Ta mendojnë mirë që nga krimineli imë i rëndomtë deri te oligarku që duhet të qëndrojnë larg këtij procesi. Vota nuk do të preket. Është një situatë që ta harrojë i madh dhe i vogël.
Historitë që u ofrojnë 50 euro është barcaleta më e shëmtuar. Mos kujtoni se po u japin para thjesht po u japin këstin e parë të parave që u kanë vjedhur. Pas këtyre muajve do të jeni akoma më të varfër seç ishit më parë. njeriu ka dinjitet. Te kutia e votimit je i lirë, do të respektosh vetëm vullnetin tënd.
Unë kam nxjerrë edhe me foto persona që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpërndajnë ndihma në zonën e Ogerta Manastirliut. Krimi elektoral hetohet nga SPAK,”, tha ajo. g.v/abcnews.al