Balla: Fleta e votimit të jetë sa më e thjeshtë, PD- LSI përgjegjëse për pengimin e votës së emigrantëve

schedule10:49 - 29 Mars, 2021

schedule 10:49 - 29 Mars, 2021

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla këtë të hënë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit ka takuar kreun e misionit të ODIHR,Urszula Gacek në vendin tonë.

Balla në fjalën e tij ka theksuar se tashmë me ndryshimin në kodin Zgjedhor, shqiptarët kanë mundësi që të mos votojnë vetëm partinë por edhe kandidatin tashmë.

Ndër të tjera sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka theksuar se dy forcat kryesore politike të opozitës, PD- dhe LSI janë bërë dhe pengesa kryesore për votën e emigrantëve.

“Kuvendi i Shqipërisë brenda një kohe shumë të shkurtër arriti t’i transformojë këto marrëveshje në kuadër zgjedhor. Falë ndryshime kushtetuese këto zgjedhje janë të parat ku qytetarët do votojnë jo vetëm për partinë, por edhe kandidatin. Është e domosdoshme që Komisionieri, KQZ të përmbyllë fletën e votimit, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’iu jepet mundësia të kuptojnë një fletë votimi sa më të thjeshtë, një fletë votimit që të reduktojë çdo lloj mundësie për votë të pavlefshme.

Ky është një vlerësim që buron nga rekomandimet e kahershme të ODIHR-it, sa më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për qytetarët fleta e votimit, aq më pak e mundshme bëhet mundësia e qytetarëve të bëjnë një fletë të pavlefshme. Modeli i fletës së votimit në Kosovë, një model perfektl. Fleta e votimit duhet të jetë e tillë që kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme. Një fletë e madhe votimit bën që partitë e vogla të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit.

Kjo historia që PD krijoi me atë numrin e pafundëm të kandidatëve një histori që ka krijuar vonesa të pakuptimta. Matematika është e qartë. Nuk ka mundësi që LSI e kupton kodin zgjedhor si ne, ndërsa PD si 7×7, 42. Nuk ka mundësi që LSI e kupton si ne Kodin Zgjedhor ndërsa PD 7 x 7=42. PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjithësi të plotë pengimin e një hapje që mund të ishte ndryshe për votën e emigrantëve”, ka thënë Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!