Një qendërmbrojtës pritet të jetë goditja e parë e Liverpool në merkaton e janarit. Objektivi dhe i preferuari i kampionëve të Anglisë është Ibrahima Konate.
21-vjeçari është pjesë e Leipzig prej vitit 2017, ndërsa luan edhe me kombëtaren U21 të Francës. Gazetari i The Athletic, David Ornstein raporton se bisedimet mes dy klubeve po shkojnë mirë.
? Exclusive: Liverpool working to finalise deal for Ibrahima Konate from RB Leipzig. Not done but significant progress made + #LFC pursuit of 21yo French centre-back now advanced. Likely his ~€40m release clause will need paying @TheAthleticUK #RBLeipzig https://t.co/GIdqf6yMXN
— David Ornstein (@David_Ornstein) March 29, 2021
Drejtuesit e “The Reds” janë afër arritjes së një akordi me homologët gjermanë, teksa lojtari me origjinë nga Mali do të kushtojë 40 milion euro, aq sa është edhe klauzola e tij. /abcnews.al